
Diskutimet janë të tepërta kur bëhët fjalë për Myrto Uzunin. Lojtari më në formë i Kombëtares dhe padyshim një nga më të mirët në kampionatin kroat, i ka ardhur koha të “shpërblehet” për mundin dhe sakrificën. Pas mbylljes së kampionatit me Lokomotivën e Zagrebit, Uzuni ka udhëtuar drejt vendlindjes së tij. Në qytetin e Beratit, Bashkia kishte kishte përgatitur një surprizë për birin e këtij qyteti duke i dhënë me të drejtë çmimin simbolik si “Njeriu i Vitit”.
Në fotot e shkëpurtura rastësisht nga ceremonia zyrtare, është fotografuar me fanellën e Lokomotivës. Fanellë e cila i përngjan edhe ngjyrave të ekipit berates Fk Tomori. Pikërisht në faqen zyrtare të klubit është postuar një njoftim qesharak ku bëhet e ditur rikthimi i Myrto Uzunit tek Tomori për vlerën 420 mijë euro. Mos informimi I duhur nga ana e strukturave të ekipit ka ezaltuar për një moment tifozët por më pas është vënë re se lajmi në fjalë është thjesht një gabim mjaft i madh sa i përket informimit publik.
Klubi i Tomorit nuk e kalon buxhetin e tij më tepër se 200 mijë euro teksa blerja për Uzunin do të duhej të paktën dyfishi i gjithë buxhetit. Lajmi ende nuk është përgënjeshtruar nga faqja zyrtare e klubit megjithëse tashmë fansat e dinë qëllimin e vërtetë të asaj foto dhe kthimit të Uzunit./Shqiperia.ch/