
Limiti? Në Shqipëri është një fjalë që nuk para njihej shumë, për të ditur kuptimin e saj deri në detaj. Në vendin tonë nuk kuptohet limiti shpeshherë, aqsa situatat dhe ngjarjet e ardhura prej këtej, ndonjëherë të bëjnë të qeshësh dhe të qash njëkohsisht, për nivelin e seriozitetit sesi menaxhohen gjërat në këtë vend.
Si një rast konkret, na vjen ai i Prishtinës, një klub aq i njohur dhe me traditë. Klubi kryqetytetas ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale, se një pjesë dërrmuese e biletave VIP, u ka humbur për takimin me Flamurtarin dhe këtë rast do e denoncojnë në polici. /Shqipëria.ch/
Postimi i plotë
SHPALLIM të pavlefshme biletat VIP për ndeshjen me Flamurtarin
Biletat me ngjyrë KAFE nuk vlejnë!!!
Prishtinë, 28 shtator 2018 – Pasi që ka humbur një sasi e biletave VIP, ngjyrë KAFE (me çmimin prej 10 eurove), FC Prishtina shpallë të pavlefshme ato duke lëshuar bileta tjera me ngjyrë rozë (pink).
FC Prishtina ka paraqitur rastin në polici, ndërsa personat që kanë njohuri më shumë të informojnë klubin apo t’i drejtohen policisë së Kosovës.