You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Qesharake në Kosovë/ Futbollistët braktisin ndeshjen e tyre, luhej derbi i qytetit

Qesharake në Kosovë/ Futbollistët braktisin ndeshjen e tyre, luhej derbi i qytetit

Lojtarët e Bashkimit të Gjilanit nuk ishin të pranishëm në përballjen që kishin me të rinjtë e Fushë Kosovës. Arsyeja ishte vërtet qesharake, ndërsa “Gazetasheshi” raporton se futbollistët e rinj të Gjilanit nuk udhëtuan për shkak të derbit mes ekipit të tyre të parë dhe Dritës, pasi zhvillohej në të njëjtën orë me sfidën e tyre.

Skuadra B, ka “sabotuar” ndeshjen e tyre të vlefshme për kampionat, vetëm e vetëm që të jenë të pranishëm në përballjen e derbit të qytetit. Një ngjarje kjo që ka bërë bujë në Kosovë, sidomos në Federatën e Futbollit në Kosovë, ndonëse Komisioni i Disiplinës mori një vendim për të dënuar ekipin B të Gjilanit.

Kjo është një nga ato ngjarje të cilat çdo sportdashës mund të kuptojë se çdo të thotë të luaj derbi i qytetit dhe sakrificat që bëjnë “tifozët” për të qënë në stadium. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top