
VAR-i është një nga risitë e mëdha të futbollit europian, që ka prekur edhe Serinë A. Teknologjia më e re e ndihmon shumë futbollin e luajtur, për të qenë sa më i drejtë, por ndonjëherë krijon edhe situata qesharake që sjellin një tymnajë të madhe.
E tillë ishte ajo e sotmja në takimin që po zhvillohet mes Frosiones dhe Milanit. Ekipi vendas ka arritur të gjejë golin e avantazhit, ndërsa gjyqtari ka shkuar për të parë në VAR nëse goli ishte i rregullt. I paqartë me gjestet e tij, gjyqtari i takimit bëri të mendoj se goli ishte i rregullt, megjithëse vendimi i tij ishte për ta anulluar atë pas një ndërhyrje të gabuar që ishte bërë fillimisht ndaj Calhanoglu.
Vendimin e tij nuk e ka kuptuar as spikeri i stadiumit, që me mbarimin e rishikimit të golit, ka nisur të nxisë tifozët për të thirrur në kor emrin e golashënuesit “fantazëm”. Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar pa gola. /Shqiperia.ch/