You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Qesharake/ Legjenda e Gjermanisë ua tha më para, Prishtina: Ne bëhemi gati për Rangersin!

Qesharake/ Legjenda e Gjermanisë ua tha më para, Prishtina: Ne bëhemi gati për Rangersin!

Prishtina u eliminua në mënyrë të papritur nga amatorët e St Joseph, ekipi modest që erdhi nga Gjibraltari në shortin e paraeliminatoreve të “Europa League”. Një barazim me gola dhe në shifrat 1-1 në Kosovë, për të mbërritur te fitorja e pastër 2-0 në takimin e djeshëm.

Por si arriti gjendja deri në këtë pikë? Kryetari i Komunës së Prishtinës ia faturon të gjitha kryesisë së klubit, që e kishte nënvlerësuar shumë rivalin, duke u përgatitur për ndeshjen pasardhëse me Rangersin.Madje një këshillë dhe parashikim do të vinte edhe nga legjenda e futbollit gjerman që zbriti në Kosovë, Lothar Matthaus, i cili iu shpreh Prishtinës se nuk duhej ta merrrte aq lehtë St Joseph. Të gjithën bisedën e zbulon vetë Shpend Ahmeti në “Twitter”:

Në takimin e Lothas Mathaus me klubin Prishtina, kryesia i tregonte sesi Rangersi do vinte në Prishtinë. I thoshte Mathaus:

-A e kaluat fazën e parë?

-Jo, por lehtë sepse është nga Gjibraltari

-Nuk do isha nxituar

-Ne po bëhemi gati për Rangersin

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top