You are here
Home > Futboll Bota > Qesharake/ Largimi i Mavrajt nga Greqia, e vendosi spanjolli që Arisin e ka kulmin e karrierës

Qesharake/ Largimi i Mavrajt nga Greqia, e vendosi spanjolli që Arisin e ka kulmin e karrierës

Mërgim Mavraj bën gati valixhet nga Greqia, për t’iu bashkangjitur skuadrës së Ingolshtadit në Gjermani. Një rikthim në Bundesligën 2 për kapitenin e Kombëtares, që më parë ka qenë edhe pjesë e Greuther Furth.

Megjithatë, misioni këtë herë do të jetë edhe më i vështirë, pasi ekipi i ri i Mavrajt ka 14 ndeshje që nuk e njeh shijen e fitores, duke mbajtur vendin e fundit në renditje për të rënë nga kategoria. Por si u vendos largimi i mbrojtësit shqiptar nga Arisi?

“To10.gr” ka zbuluar edhe prapaskenën e vendimit të klubit grek. Ata kishin vendosur për të larguar një mbrojtës, e Mavraj ka qenë në balotazh me Fran Veleth. Mbrojtësi spanjoll, që është në moshën 27-vjeçare, Arisin e ka si kulm të karrierës duke marrë parasysh eksperiencat e mëparshme në Spanjë me ekipe jo të ndonjë rëndësie të lartë.

Megjithatë, ai ka qëndruar për drejtuesit dhe Mavraj është parë si i tepërti në këtë mes. Disi qesharake e gjitha kjo, duke parë gjithë karrierën e Mërgim Mavraj, pasi flasim për një lojtar që ka luajtur për shumë kohë në Bundesligë, pa futur këtu faktin edhe që ka shiritin e kapitenit te Shqipëria. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top