You are here
Home > Kombëtarja > Qesharake/ Klubi në “Ligue 1” e bën “baltë”, i rrezikon mbrojtësin Shqipërisë për herë të dytë

Qesharake/ Klubi në “Ligue 1” e bën “baltë”, i rrezikon mbrojtësin Shqipërisë për herë të dytë

Kjo është e dyta herë që Metzi i rrezikon mbrojtësin Shqipërisë, Ivan Balliun. Duket e çuditshme sesi një ekip që luan në “Ligue 1” të ketë këtë qasje profesionale, por e tillë është situata.

Fillimisht francezët nuk ia dhënë Ivan Balliun trajnerit të Shqipërisë në muajin tetor, ndërsa e kërkoi për takimin ndaj Izraelit dhe jo që në fillimin e grumbullimit përpara Jordanisë. Metzi e refuzoi kërkesën, duke u shprehur se lojtari në fjalë u duhej me patjetër në skuadër.

E njëjta gjë ndodh edhe këtë herë, vetëm se situata është edhe më qesharake. E njëjta skuadër e ka rrezikuar jo pak grumbullimin e Balliut, duke u shprehur se Shqipëria duhej ta kishte dërguar ftesën e saj për mbrojtësin 14 ditë përpara në klub, e jo 13 ditë siç ka bërë në rastin konkret. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top