
Galatasarai ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm në Turqi. Sipas të gjitha gjasave, kjo do të jetë fanella që do të mbajë veshur edhe vetë sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi. Thuajse një histori e mbyllur është transferimi i këtij lojtari te ekipi në fjalë, ndërsa është duke u diskutuar vetëm për shifrën përfundimtare.
Një lojë kjo e presidentit të Rizesporit, që e ka pranuar hapur se kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e Muriqit. Ndërsa sulmuesi shqiptar e ka thënë se dëshira e tij është transferimi te Galatasarai. Ajo që po diskutohet shumë në rrjetet sociale së fundmi, është se edhe në prezantimin e fanellave të reja të ekipit turk, është zgjedhur një kopje identike e Vedat Muriqit për t’i paraqitur. /Shqiperia.ch/