You are here
Home > Futboll Bota > Qesharake/ E djallosin edhe më keq, biletat për Feronikeli-Milan i kthejnë si në treg fruta-perimesh!

Qesharake/ E djallosin edhe më keq, biletat për Feronikeli-Milan i kthejnë si në treg fruta-perimesh!

Feronikeli do të luajë një përballje historike ndaj Milanit në “Fadil Vokrri”, me ndeshjen që do të zhvillohet në 10 gusht. Vetëm një miqësore, por kuqezinjtë vijnë për herë të parë në Kosovë dhe kjo nuk është e zakonshme.

Për të përfituar sa më shumë nga kjo situatë, u vendosën nga organizatorët e takimit që bileta më e lirë për të parë këtë ndeshje, të kushtonte 35 euro. Duke parë xhepin e qytetarëve shqiptarë, kjo shifër është më shumë se e ekzagjeruar.

Interesimi ka qënë i ulët nga ana e njerëzve, ndërsa pas shumë ditësh që biletat ishin hedhur në treg, nuk u shitën më tepër se 4.000 bileta. Duke parë kundërshtarin që do të vijë në “Fadil Vokrri”, me çmimet normale biletat do të avullonin për çështje orësh.

Organizatorët reaguan dhe menduan për të bërë një ulje të çmimeve së fundmi pasi ishin shitur 4.000 bileta, por që në fakt djalloset edhe më keq. Biletat që më parë janë shitur 35 euro, janë duke u shitur 15 euro. Ato që janë shitur 50 euro kanë shkuar në 35 euro, biletat që kushtonin 90 euro kanë shkuar në 59-69 euro dhe ato 115 euro në 89 euro.

Pra e gjitha kjo ka shkuar si një tregëti për fruta-perime dhe jo për shitje të biletave të një ndeshje, që kanë çmime fikse që nuk mund të ndryshojnë në asnjë rast. Ndërsa një tjetër debat që mund të hapet është nga 4.000 tifozët që e kishin bërë blerjen e tyre, duke shpenzuar më kot dyfishin e lekëve duke e bazuar me tregun e sotëm dhe pse jemi edhe 8 larg ndeshjes.  /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top