You are here
Home > Kombëtarja > Qesharake/ Cikalleshi ndryshon rolet me arbitrin, vrapon për t’i treguar kartonin e verdhë

Qesharake/ Cikalleshi ndryshon rolet me arbitrin, vrapon për t’i treguar kartonin e verdhë

Akhisasporit ka kaluar më tej në Kupën e Turqisë, ndërsa në takimin e sotëm të luajtur në transfertën ndaj Kashimpashas, ka fituar me rezultatin 2-1.

Ndërkohë takimi i parë kishte përfunduar me rezultatin 3-1, atje ku realizoi edhe dy gola sulmuesi shqiptar i Akhisasporit, Sokol Cikalleshi. Ky i fundit u kthye në protagonist edhe në takimin e sotëm, për një episod të pazakontë dhe qesharak.

Ajo që bëri xhiron e mediave sportive turke, ishte minuta e 33 e takimit. Gjyqtarit të ndeshjes, Arda Kardesler, i kishte rënë kartoni i verdhë në fushë. Ndërkohë ishte futbollisti shqiptar ai që po vraponte në fushë, për t’i treguar kartonin e verdhë arbitrit. Disi një ndërrim rolesh ky, me rrjetet sociale që nuk mund të përmbaheshin me këtë episod të ndodhur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top