
Nuk mjafton vetëm talenti dhe aftësia për t’u bërë një futbollist i madh. Përkushtimi dhe serioziteti që ti investon në të, shpeshherë janë përbërësit që bëjnë diferencën në botën e sportit.
Avdijaj ka vetëm të parën, ndërsa cilësitë e tjera nuk i njeh së tepërmi. I njëjti adoleshent, ashtu si edhe kur luante te Shalke, pavarësisht se vetëm para pak kohësh u shpreh: “Tani po filloj t’i shoh gjërat më mirë. Dikur kam bërë gabime, sepse isha më i vogël në moshë”. Por fjalët e tij duket se era i ka marrë shpejt, pasi një tjetër dënim ka ardhur nga Holanda.
“Kicker” raporton se Avdijaj së bashku me Wellenreuther, Meissner dhe Akkayank janë dënuar nga klubi i tyre në Holandë, Willem II. Arsyeja? Teksa ekipi kishte udhëtuar në transfertën e Emmenit për të luajtur në transfertë, futbollistët kishin braktisur grumbullimin pa leje për të shkuar e për të festuar në qytet paksa festat e fundvitit.
Trajneri menjëherë ka ndërmarrë vendimin për të pezulluar përkohësisht lojtarët, të cilët shfaqën gjithçka me këtë veprim, përveçse profesionalizmit. Për Avdijaj kjo tashmë është një histori e vjetër, teksa gjatë kohës që luante te Shalke do të largohej nga gjermanët, pikërisht për shkak të sjelljes së tij “fëmijnore”. Nga garat me makina te thyerja e rregullave dhe ndalimi i policisë, duket se Donisi nuk mund të ndërrojë asnjëherë zakonin e tij. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/