You are here
Home > Futboll Bota > Qesharak edhe në sytë e gjermanëve: Avdijaj sikur ishte penduar më herët, ia treguan vendin

Qesharak edhe në sytë e gjermanëve: Avdijaj sikur ishte penduar më herët, ia treguan vendin

Avdijaj, Avdijaj dhe sërish Avdijaj! Sa herë që bëhet fjalë për futbollistin shqiptar, përveç realizimeve dhe asaj që ai prodhon në fushën e lojës, me siguri që flitet edhe për adoleshentin e pandreqshëm në jetën e përditshme.

Së fundmi futbollisti shqiptar braktisi skuadrës në transfertën e Emenit, pasi donte të shihte zbukurimet e qytetit që ishin vendosur për fundvit. E gjitha kjo ka marrë një jehonë nga mediat gjermane, të cilat në mënyrë qesharake kanë përshkruar gjendjen e Avdijajt.

Do të ishte “Reviersport”, që në mënyrë disi sarkastike kujton faktin që lojtari shqiptar dikur ishte penduar për të kaluarën e tij prej adoleshenti, që e largoi edhe nga Shalke pas garave me makina dhe thyerjes së rregullave rrugore.

“I penduari Avdijaj. Tha se ishte shumë i ri kur ishte te Shalke dhe prandaj bëri gabime, duke e kërkuar gjithmonë fajin te të tjerët. Tani duket se ka rënë sërish në modelin dhe po i rikthehet kohërave të vjetëra, duke mos u treguar profesional. Ekipi i tij i tregoi vendin disi, duke fituar edhe pa të ndeshjen e fundit ndaj Emenit me rezultatin 0-2, për t’i treguar se nuk janë të varur prej tij”, shkruhet në artikull. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top