Rregulla të forta nga ana e Panuçit në stërvitjen e Kombëtares, edhe “miza” nuk duhet të ndihet, përpara se italiani të nis me britmën e tij.
Qepe! Kjo ishte ajo se çfarë dëgjohej nga tekniku i Shqipërisë, sapo futbollistët nisin me pëshpëritjet me njëri-tjetrin. Atmosfera në përgjithësi nuk duket më e mira, pasi edhe “garda e vjetër” nuk është shfaqur ashtu siç ne jemi mësuar të shohim, duke bërë humor e duke u shfaqur të lumtur me njëri-tjetrin.
Stërvitja aktuale e Kombëtares është e denjë për një rregjim ushtarak, punë dhe sërish shumë punë. Askush nuk duhet të ndihet, por të mbarojë detyrën e kërkuar prej tij dhe të jetë sa më në formë për ndeshjen ndaj Izraelit. Duket dukshëm, në takimin e 7 shtatorit ndaj Izraelit, nuk mund të pranohen dy rezultatet e tjera. /Shqipëria.ch/