You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Qendër interneti apo dhoma e zhveshjes te Kosova? Sa ka ndryshuar futbolli i sotëm

Qendër interneti apo dhoma e zhveshjes te Kosova? Sa ka ndryshuar futbolli i sotëm

“Futbolli i sotëm ka ndryshuar me shpejtësi të madhe. Ne thjeshtë duhet t’i përshtatemi. Lojtarët sapo shkojnë në dhomat e zhveshjes, nuk qëndrojnë dot pa rrjetet sociale. Por përsa kohë më japin në fushën e lojës atë që duhet, mund të kenë edhe veshje me ngjyrë rozë apo kapëse të flokët”, do të shprehej Steven Gerrard për futbollistët e Rangersit përpara pak ditësh.

Një situatë e ngjashmë vjen edhe nga Kosova, teksa duket më së miri se ku ka evoluar futbolli në kohët e sotme. Nëse më parë pas një fitore kishte festë mes njëri-tjetrit ndërmjet lojtarëve, tashmë preferohet të postohet në rrjetet sociale sesa i gëzuar është një futbollist, për suksesin e arritur.

Panoramë e tillë na vjen edhe nga Kosova pas fitores ndaj Maltës, teksa siç duket lehtësisht edhe në këtë foto, lojtarët janë të gjitha duke dërguar mesazhe dhe përdorur rrjetet sociale. Nuk e shohin për asnjë moment njëri-tjetrin dhe të varur tërësisht nga teknologjia, e çfarë do të ndodhë pas disa vitesh me futbollin? Enigmë ngelet, por ne nuk mund të ndryshojmë prej shumicës, kjo është e sigurt. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top