
“Faleminderit futboll. Pa ty nuk mund të jetoj”, këto ishin fjalët e trajnerit të Totenhemi, Poketino, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, është pikërisht emocioni i jashtëzakonshëm dhe mënyra sesi ka përjetuar ky njeri kualifikimin me përmbysjen fantastike.
Duke qarë gjatë gjithë kohës dhe duke mos iu besuar syve për atë që ndodhi, padyshim që flasim për sportin më të bukur në botë. Vlerat e këtij trajneri rriten edhe më shumë, duke marrë parasysh faktin se Totenhemi ka bërë shumë pak ndryshime në merkato, për të mos shpenzuar thuajse asgjë. Shumë më ndryshe nga ekipi tjetër anglez, Manchester City, që tashmë e sheh nga shtëpia finale pavarësisht milionave të shpenzuara. /Shqiperia.ch/
Pochettino is the reason why I’m also a bit happy. He’s such a good coach, what he developed at Tottenham over the last years was incredible & he barely gets enough appreciation. He deserves it.
pic.twitter.com/HrWErwMfyu— Complaxes (@Complaxes) May 8, 2019