You are here
Home > Futboll Bota > Qakën e quante fëmijë, presidenti i Steauas nuk heq dorë: Femra nuk u krijua për futboll

Qakën e quante fëmijë, presidenti i Steauas nuk heq dorë: Femra nuk u krijua për futboll

George Becali është presidenti i ekipit të Steauas së Bukureshtit në Rumani, ndërsa çdokush që ka pak dijeni rreth tij, veçon edhe deklaratat e forta dhe polemizuese që vijnë shpeshherë nga ky njeri. Në një prej tyre tema kryesore ishte mesfushori i Shqipërisë, Kamer Qaka.

Pasi e kërkoi prej një kohe të gjatë, futbollisti shqiptar iu bashkua skuadrës rumune. Megjithatë ai nuk po arrinte të jepte më të mirën e mundshme, duke zhgënjyer disi me paraqitjet e tij. Bekali nuk kishte ndërmend të priste më gjatë, jo vetëm duke e larguar, por duke e thënë qartë në deklaratë: “Unë nuk kam ndërmend të rris fëmijë”, duke iu referuar Qakës.

Këtë herë, presidenti i Steauas ka dalë hapur kundër futbollit të femrave, duke u shprehur për “Ora Exacta Sport” se kjo qënie njerëzore nuk është krijuar për një sport të tillë.

“Nuk vendosem kundër dëshirës së Zotit. Si mund të luajnë femrat futboll? Trupi i tyre nuk është i ndërtuar për këtë sport. Është kundër natyrës së tyre. Ato jnaë të krijuara për të qenë të bukura dhe për të tërhequr meshkujt. I trajtojmë keq nëse i lejojmë të luajnë futboll. Nuk janë për sporte agresive”, tha Bekali. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top