You are here
Home > Kombëtarja > Nëse nuk rrëzohet avioni sonte, nesër firmos kontratën… Qaka tek Steaua, ja sa pagoi gjigandi rumun

Nëse nuk rrëzohet avioni sonte, nesër firmos kontratën… Qaka tek Steaua, ja sa pagoi gjigandi rumun

Kamer Qaka do të largohet nga klubi i Politeknika Iasi, por do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionatit Rumun të futbollit. Kështu shprehet media norvegjese “nettavisen.no”, e cila e bën fakt të kryer transferimin e mesfushorit shqiptar tek Steaua e Bukureshtit.

kamer qaka

Sic thuhet, Qaka do të udhëtojë mbrëmjen e sotme drejt Bukureshtit, ndërsa nesër do të firmosë kontratën me Steauan. Parashikohet një kontratë 5-vjeçare, dhe shuma e paguar për transferimin i kalon 500 mijë euro. Ndërkohë, ai pritet të fitojë mbi 12 mijë euro në muaj. “Ky është një hap i madh për karrierën time. Steaua është një klub i madh, me shumë histori dhe që luan në Champions League. Nesër do të bëj vizitat mjekësore, dhe kjo është 100% e sigurt. Nëse sonte nuk rrëzohet avioni, nesër do firmos kontratën 5-vjeçare” – shprehet Qaka për median norvegjese nettavisen.no.

kamer qakaaa

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top