You are here
Home > Kombëtarja > Pyetjet e pakuptimta dhe “nervozizmi” i drejtë i Panuçit: Çfarë nuk shkon me ty?

Pyetjet e pakuptimta dhe “nervozizmi” i drejtë i Panuçit: Çfarë nuk shkon me ty?

Shqipëria do të rikthehet në fushën e lojës në muajin tetor, teksa do të luajë përballë Jordanisë dhe Izraelit.

Në konferencën për shtyp, shpeshherë e kemi parë trajnerin italian të nervozuar dhe që del nga vetja e tij, por jo pa arsye. Pyetjet që drejtohen te trajneri i Shqipërisë, ndonjëherë nuk kuptohen edhe nga vetë autorët e tyre.

E njëjta histori edhe në ditën e sotme, teksa te Kombëtarja janë 1001 diskutime për të hapur, por më shumë rëndësi, ka ajo sjellje e Panuçit e cilësuar si arrogente dhe përgjigjet me plotë ironi nga ana e tij. Nëse një zjarr është i ndezur, atëherë ne duhet të shohim “vatrën” e tij, për të parë më mirë, se çfarë e mban atë ndezur aq gjatë.

E nëse e bëjmë këtë, atëherë ne dalim në autokritikë. Sjellja jonë (mediave) nuk është ajo e duhura, ndërsa kemi aq shumë për të përmirësuar në drejtimin e trajtimit të çështjeve të caktuara. Gjithmonë të gatshëm për t’i drejtuar “gishtin” të tjerëve, por duke harruar se çfarë prodhojmë në profesionin tonë. Shqipëria do të bëhej padyshim më e mirë, nëse gjithëkush bën në mënyrën e duhur, punën e tij.

“Jam i qetë në çdo konferencë, thjesht jam i nervozuar në rast se humbas. Kam një raport mjaft të keq me humbjen, saqë kur kthehem në shtëpi nuk flas me askënd. Qëndroj pa gjumë dhe mendoj. Ndoshta aty e qetësinë më të madhe. Kam luajtur 8 vite në futboll dhe kam punuar 7 vite në television. Megjithë respektin, por disa pyetje nuk arrij t’i kuptoj dhe mërzitem, pasi nuk e gjejë dot qëllimin e tyre”, u shpreh Panuçi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top