You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Pyetje dhe përgjigje vetë, trajneri i Vllaznisë e ka për “Panorama Sport”: Nuk bëra intervistë!

Pyetje dhe përgjigje vetë, trajneri i Vllaznisë e ka për “Panorama Sport”: Nuk bëra intervistë!

Katrahura mediatike shqiptare vazhdon të mos e njoh kufirin e saj, për të tejkaluar të gjithë imagjinatën. Pasi “Shqiperia.ch” ka bërë një reagim në ditën e djeshme për cënimin e punës sonë nga gazeta e parë në vendin tonë, “Panorama Sport”, sa i përket mos citimit të burimit dhe punës aspak profesionale, bombën e rradhës e ka hedhur trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz.

A e dini sesi funksionohet në median më të madhe shqiptare? Nuk ka shumë filozofi, pyetje dhe përgjigje ndërtohen vetë në intervista. Këtë e ka thënë trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, që është çuditur kur ka parë intervistën e tij në median në fjalë, ndërkohë që nuk kishte folur asnjë fjalë të vetme.

Në një reagim për “Shkodra Sport”, Jonuz ka ngritur zërin me të drejtë: “Intervista e publikuar në “Panorama Sport” nuk është e imja. Nuk kam dhënë asnjë të tillë pas ndeshjes me Teutën dhe ju lutem të mos flisni në emrin tim”, ka thënë trajneri i Vllaznisë, ndërkohë që në artikull flitej për gjithçka, nga dëmtimet e deri te merkato. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top