You are here
Home > Futboll Bota > Puthi arbitrin dhe këpucën e trajnerit, Krasniqi i jep fund momenteve të lumtura në Malajzi

Puthi arbitrin dhe këpucën e trajnerit, Krasniqi i jep fund momenteve të lumtura në Malajzi

Një festim i çuditshëm, deri në kufijtë e qesharakes, Liridon Krasniqi rrëmbeu vëmendjen maksimale në Malajzi por edhe jashtë këtij territori, pas golit të realizuar në një takim ndaj JDT përpara disa kohësh, që u mbyll me rezultatin 3-1.

Sulmuesi shqiptar ka puthur arbitrin e takimit, në gëzim e sipër, por duke mos u ndalur vetëm këtu. Në fund, futbollisti 26-vjeçar ka puthur edhe këpucën e trajnerit të tij, për të përmbushur një skenë që do bëhej shumë popullore në rrjetet sociale.

Shqiptarët janë origjinalë në mënyrën e tyre të festimit dhe nuk kufizohen vetëm me shqiponjën, Krasniqi e dëshmoi këtë gjë. Tashmë futbollisti shqiptar njofton ndarjen e trishtë me skuadrën e tij, pas 4 viteve të kaluara te ekipi i Kedah. Drejtuesit e klubit dhe vetë lojtari nuk e gjetën gjuhën e përbashkët për zgjatjen e marrëveshjes, ndërsa Krasniqi shprehet i trishtuar për të gjithë këtë:

“Faleminderit Kedah për gjithçka. Faleminderit Kedah që besuat te unë. Sot është një ditë e trishtë dhe po iu shkruaj me lot në sy, por u premtoj se kurrë nuk do t’ju harroj dhe shpresoj që të më falni nëse kam bërë ndonjë gjë të gabuar.

Pas katër vitesh të mrekullueshme, ndoshta një ditë do të bashkohemi sërish. Tani është koha për të thënë mirupafshim. Nuk mund ta besoj. Ju dua të gjithëve, sidomos tifozët. 105 ndeshje, 38 gola dhe 52 asistime”, shkruan në “Facebook”, Krasniqi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top