
Etrit Berisha do të largohet nga Atalanta dhe nuk ka arritur të bind drejtuesit për të qëndruar, pavarësisht dëshirës së madhe për të qënë pjesë e “Champions League”. Sipas asaj që raporton “Sky Sport” është konfirmuar gjithçka, ndërsa zyrtarizimi do të vijë në ditën e enjte, atje ku do të bëhen edhe testet mjekësore.
Nuk ka mjaftuar as mbështetja e madhe dhe pushtimi që i kanë bërë shqiptarët në “Facebook” klubit të Atalantës. Ekipi nga Bergamo ka nxjerr një sondazh për lojtarin e sezonit, atje ku Berisha ka dalë i dyti pas Gjimshitit. Gjithsesi e gjitha kjo dashuri e madhe që vinte për shqiptarin në rrjetet sociale, nuk ka ndikuar në ndërrimin e vendimit për të. /Shqiperia.ch/