
Shqipëria e ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë. Trajneri Reja ka zgjedhur që t’i paraqesë të gjithë emrat e futbollistëve gjatë ditës së sotme, ashtu siç edhe u lajmërua më parë në “Tropikal’.
Marash Kumbulla ishte risia më e madhe, duke u grumbulluar për herë të parë në Kombëtaren A. Trajneri italian ka marrë vendimin për të kthyer në shtëpi Lorenc Trashin dhe Bruno Telushin, që u grumbulluan për t’u stërvitur me kuqezinjtë. Ndërsa ajo që bie në sy, është edhe lënia jashtë listës e Endri Çekiçit. /Shqiperia.ch/