You are here
Home > Kombëtarja > Prurja e re e Panuçit që u spikat me Lushnjen, e ka përjetuar një gol si me…Kombëtaren

Prurja e re e Panuçit që u spikat me Lushnjen, e ka përjetuar një gol si me…Kombëtaren

Në listën e trajnerit Panuçi për dy takimet e rradhës të Shqipërisë, Lorenc Trashi është një nga prurjet e reja. Trashi është një futbollist që vjen nga Gramshi, ndërsa spikatjen e tij e kishte te Lushnja. Me këtë skuadër ky lojtar tërhoqi vëmendjen maksimale, duke bërë që të transferohet menjëherë te klubi kryeqytetas, Partizani.

Në rolin e mbrojtësit dhe mesfushorit të majtë, Trashi e priste prej kohësh ftesën e Shqipërisë. Por duke parë që vëmendja e trajnerëve tanë ka qënë e ulët për lojtarët e kampionatit shqiptar, dërgimi i ftesës ka vonuar. Pavarësisht kësaj, duhet theksuar fakti se ky futbollist e ka përjetuar një gol si me ndjenjën e Kombëtares.

Në vitin 2014, gjatë takimit hapës të Superligës mes Lushnjes dhe Kukësit, goli i parë i edicionit do të vinte pikërisht nga Trashi. Në një stadium të stërmbushur në “Roza Haxhiu”, emocionet dhe adrenalina që e përfshin këtë lojtar, ka arritur padyshim maksimumin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top