You are here
Home > Kombëtarja > “Prurja e re dhe e vjetër” e Panuçit, emri i parë i garantuar në listën e marsit të Europianit

“Prurja e re dhe e vjetër” e Panuçit, emri i parë i garantuar në listën e marsit të Europianit

Ditët kalojnë dhe afron gjithmonë e më shumë momenti i listës së trajnerit të Shqipërisë, Kristian Panuçi. Tashmë flitet për takimet e vërteta të kualifikueseve të Europianit, ato të marsit që nisin me Turqinë.

Një rikthim i sigurt në këtë listë, duket të jetë ai i Liridon Latifit. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, ekipit nga do të dilte si një talent i madh, mori një vendim të rëndësishëm në karrierën e tij duke shkuar te Pushkash Akademi në Hungari.

Në këtë skuadër askush nuk e priti me lule, pasi shumë herë futbollisti shqiptar është ulur në stol, duke u parë si një zgjedhje e dytë. Kjo nisur edhe nga dëmtimet e shumta, ndërsa me tre golat e shënuara së fundmi nga Latifi, ftesa për të është thuajse e sigurtë. Jo vetëm për këtë arsye, por edhe duke përmendur faktin se Grezda dhe Roshi janë të dëmtuar, duke lënë shumë hapësira në krahët e sulmit, me Uzunin që tashmë gjendet i vetëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top