
Kosova do të përballet ndaj Malit të Zi, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Dardanët do ndeshen në ditën e nesërme, atje ku do të kërkojnë një fitore për t’u afruar me ëndrrën e madhe të kualifikimit.
Trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, ka injoruar të gjithë gazetarët shqiptarë në konferencën për shtyp. Nën frikën e “Provokacijas”, tekniku kundërshtar fliste prerë dhe shkurt kur pyetjet vinin nga të pranishmit shqiptarë. Më poshtë mund të gjeni edhe disa prej pyetjeve, të bëra publike nga “Korneri.net”:
Florim Canolli: “Ju keni një futbollist që është nga Kosova, Fatos Beqiraj, a keni biseduar se si ndihet ai që do të luaj kundër atdheut?
Tumbakovic: Ne kemi bërë vetëm mbledhjet e zakonshme, asgjë më shumë.
Arlind Sadiku: Presidenti i Federatës ka thënë që Beqiraj është kapiteni i tretë. Meqë nuk luan Savic dhe Jovetic, a mund ta konfirmoni që Beqiraj do të jetë kapiten kundër Kosovës?
Tumbakovic: Nëse luan, po.
Arlind Sadiku: Domethënë qenka në dyshim nëse do të luaj nesër?
Tumbakovic: Do ta shihni nesër.
Arlind Sadiku: Pas tre ditesh është përvjetori i vdekjes së Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit tonë. Ju
e keni njohur mirë edhe personalisht. Cfarë komenti keni për të?
Tumbakovic: E kam pasur mik.
Arlind Sadiku: Vetëm kaq?
Tumbakovic: S’kam se çfarë të them tjetër!