
Igli Tare ditën e djeshme ka qenë i pranishëm në Shqipëri, në evenimentin e ndarjes së çmimeve nga FSHF, “Albanian Sports Ambasador”. Drejtori teknik i Lacios mori çminim e karrierës, teksa gjithashtu është shprehur shumë i vlerësuar me këtë çmim. Igli Tare, ka qënë sulmues i kombëtare shqiptare, e ka nisur karrierën tek klubi i Partizanit, më pas ka qënë pjesë në shumë klube europiane dhe veçanërisht lojtar i Lacios, aty ku aktualisht është dhe drejtori teknik i këtij ekipi.
Igli Tare gjithashtu ka ndihmuar shumë lojtarë shqiptarë, të cilët jo vetëm janë afrimuar tek Lazio, por edhe kanë qënë titullarë të pazëvendësueshëm, pa marrë parasysh krahinën e Shqipërisë nga vinin këta futbollistë: “Më vjen mirë që Lacio tanmë është skuadra e Shqipërisë së madhe”,- ka thënë Tare, deklaratë kjo që nuk mund të përtypet lehtësisht nga fqinjët tanë.
Lazio gjithashtu është quajtur si ekipi europian i shqiptarëve, ku shumë legjionarë kanë qënë ose janë akoma pjesë të skuadrës së kaltër të Romës. /Shqipëria.ch/