You are here
Home > Futboll Bota > Provë te Nurenbergu dhe ngjashmëria me Modriç, Shqipëria prodhon futbollistë

Provë te Nurenbergu dhe ngjashmëria me Modriç, Shqipëria prodhon futbollistë

Krenar Halili është djaloshi më në zë të momentit në Kosovë, përsa i përket futbollit. Ai është vetëm 14 vjeç dhe është tek akademia “El Clasico” në qytetin e Vushtrisë.  Më kampionatin e të rinjve, për lojën që bën, bie fare lehtë në sy, pasi mund të themi se është më i miri për momentin përsa i përket grupmoshës së tij.

Kjo gjë nuk do të kalonte lehtë edhe nga klubet e huaja europiane, pasi  Krenari ka marrë një ofertë për të bërë provë  tek klubi gjerman i Nurenbergut. Në një prononcim të tij për “ Sporti në Ktv”, Halili është shprehur se kjo është mundësia e tij më e madhe që duhet ta shfrytëzojë. Gjithashtu duke treguar për ëndrrat e tij, Krenari shprehet se në  qoftëse do  t’i jepet mundësia për të qënë pjesë e akademisë së klubit gjerman, atëherë ai do të shfrytëzojë në maksimum mundësitë që i jepen. Krenari shtoi gjithashtu se kjo është një mundësi e artë për ta përdorur klubin gjerman për një trampolinë të mundshme për klubet e tjera më të mëdha.

14-vjeçari luan në rolin e mesfushorit, ku me rendimentin e tij, pritet që të ketë një të ardhme të madhe. Për një gjë jemi të sigurt, që nuk futbollistët shqiptarë gjenezën e tyre të talentin e kanë edhe në Shqipëri./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top