Krenar Halili është djaloshi më në zë të momentit në Kosovë, përsa i përket futbollit. Ai është vetëm 14 vjeç dhe është tek akademia “El Clasico” në qytetin e Vushtrisë. Më kampionatin e të rinjve, për lojën që bën, bie fare lehtë në sy, pasi mund të themi se është më i miri për momentin përsa i përket grupmoshës së tij.
Kjo gjë nuk do të kalonte lehtë edhe nga klubet e huaja europiane, pasi Krenari ka marrë një ofertë për të bërë provë tek klubi gjerman i Nurenbergut. Në një prononcim të tij për “ Sporti në Ktv”, Halili është shprehur se kjo është mundësia e tij më e madhe që duhet ta shfrytëzojë. Gjithashtu duke treguar për ëndrrat e tij, Krenari shprehet se në qoftëse do t’i jepet mundësia për të qënë pjesë e akademisë së klubit gjerman, atëherë ai do të shfrytëzojë në maksimum mundësitë që i jepen. Krenari shtoi gjithashtu se kjo është një mundësi e artë për ta përdorur klubin gjerman për një trampolinë të mundshme për klubet e tjera më të mëdha.
14-vjeçari luan në rolin e mesfushorit, ku me rendimentin e tij, pritet që të ketë një të ardhme të madhe. Për një gjë jemi të sigurt, që nuk futbollistët shqiptarë gjenezën e tyre të talentin e kanë edhe në Shqipëri./Shqiperia.ch/