
Vedat Muriqi është sulmuesi i momentit në Turqi, teksa shkaktoi një zhurmë të madhe në merkaton e verës me transferimin te Fenerbaçe. Ky lojtar preferohej edhe nga Galatasarai, ndërsa i ka treguar të gjitha aftësitë në 2 ndeshjet e para të kampionatit.
Dy gola ka shënuar Muriqi, me peshë të madhe. Nisur nga kjo, tifogrupi i Fenerbaçes, “12 Numara” ka edhe një propozim të veçantë. Këta të fundit kërkojnë që të vendoset kënga “Skifterja ime” në stadium, pasi kanë parë në “Youtube” disa momente kur Muriqi e këndonte këtë këngë te Kosova. /Shqiperia.ch/