
Jurgen Gjasula shtroi një propozim tërësisht të veçantë dhe të padëgjuar më parë në “Bundesligë”. Mesfushori shqiptar që luan me Paderbornin në “Bundesligë” dhe që mban veshur gjithmonë një helmetë mbrojtëse në kokë, kërkoi që të njëjtën gjë ta bënin gjithë futbollistët.
“Mund të duket si qesharake, por është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur”, do të shprehej lojtari shqiptar. Media gjermane “Sportbuzzer” kaloi më tej, duke folur me një mjek sportive gjerman, Claus Reinsberger, për të diskutuar vetëm këtë çështje.
Reinsberge ka dalë kundër idesë së Gjasulës, duke thënë se e gjitha kjo është vetëm psikologjike. “Helmeta që ka Gjasula ka pak ndikim, por nuk i mbron trurin. Pajisen në mënyrë të tillë vetëm për arsye psikologjike, sepse ndihen vetë më të sigurt, por është një siguri false. Futbollistët do të duhej të vishnin helmeta si në futbollin amerikan”, ka thënë Reinsberger. /Shqiperia.ch/