You are here
Home > Kombëtarja > Projektohet për vendin e Roshit, festimi i madh i Kajës: Nuk ka bileta më për Shqipërinë

Projektohet për vendin e Roshit, festimi i madh i Kajës: Nuk ka bileta më për Shqipërinë

Një nga surprizat e listës së Panuçit për ndeshjet e tetorit që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Jordanisë dhe ndaj Izraelit, ishte padyshim Egli Kaja.

Futbollisti i cili është në llogari të Livingstonit, por i huazuar te Wimbledon, projektohet edhe si zëvendësuesi i Odise Roshit. Megjithatë, për të mbërritur deri në këtë pikë, ka ende kohë. Panuçi duhet të shoh sesi do të përgjigjet ky lojtar në stërvitje, për të parë nëse mund ta startoj ndeshjen nga minuta e parë fillimisht me Jordaninë.

Gëzimi i Egli Kajës, çuditërisht është i një natyre tjetër. Nëpërmjet rrjetit social, “Tëitter”, mesfushori shqiptar shprehet i lumtur se tashmë nuk do mundohet më për të kërkuar një biletë të Shqipërisë, pasi do të jetë vetë protagonist në fushën e lojës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top