
Gjithmonë ka rëndësi se kush e mban shiritin e kapitenit në fushë, dhe të gjithë janë në pritje se kush do të jetë kapiteni i ri i Kombëtares. Me shumë mundësi sipas informacioneve të fundit që po qarkullojnë në kampin kuqezi, mund të projektohet si kapiten Andi Lila.
Mesfushori 32 vjeçar që luan në kampionatin grek tek klubi I Pas Janinës, është lojtari që ka më shumë ndeshje me fanellën e Kombëtares. Ai ka në total 67 ndeshje dhe është legjionari që ka më shumë sfida me kuqezinjtë nga lista e të grumbulluarve. Futbollisti nga qyteti i Kavajës, mendohet se do të jetë ai që do të mbajë shiiritin e kapitenit në dy ndeshjet e rradhës, në miqësoren me Jordanië dhe në përballjn kundër Izraelit, të vlefshme për “Ligën e Kombeve”.
Andi Lila i është bashkuar ekipit të Shqipërisë në nëntor të 2007 dhe që prej asaj dite ai është një prej legjionarëve më veteran tek kuqezinjtë, që drejtohen nga Italiani Kristian Panuçi. /Shqipëria.ch/