
“Profeti” Manaj e ka parashikuar saktësisht dështimin e Malagas së Keidi Bares në fazën “Play-Offit” për La Liga. Megjithëse me humor, sulmuesi i Kombëtares do t’i shkruante futbollstit të Malagas: “Vlla, “Play Offin” do e shihni nga televizori ju”.
Nëse në këtë rast e kishte fjalën për finalen e kësaj faze, atëherë Manaj e ka gjetur parashikimin, pasi Malaga nuk ia doli dot përballë Deportivo La Korunjës. Por nga ana tjetër sulmuesi i Albacetes duhet të shoh vetë që të mos përfundoj duke e parë finale në shtëpi, pasi në takimin e parë ka humbur 2-0 dhe sot luan shansin e fundit. /Shqiperia.ch/