
“Te Atalanta do të ketë vend për të dy portierët, janë në të njëjtën cilësi. Golini e përfundoi disi, është rradha e Etrit Berishës”, kështu u shpreh trajneri i Atalantës teksa u mendua se portieri shqiptar kishte përfunduar si një zgjedhje e dytë . Etrit Berisha u gjend në stol për disa takime në fillimin e sezonit, ndërsa kishin nisur zëra edhe për një largim të mundshëm nga ekipi i Bergamos.
Pavarësisht mundësisë së dhënë sërish nga Gasperini, Berisha nuk e ka fituar tërësisht besimin e tifozëve, me këta të fundit që kërkojnë një tjetër zgjedhje për portën. Mundësia e Golinit do të vijë sërish, për të paktën një ndeshje.
Në ndeshjen e së hënës për Kupën e Italisë, atë ndaj Kajlarit, Berisha nuk mund të luajë për shkak të problemeve shëndetësore. Në rast të një paraqitje të mirë të Golinit, nuk do të ishte e habitshme rrotullimi i ruletës te Atalanta me Berishën që përfundon në stol. /Shqiperia.ch/