You are here
Home > Futboll Bota > Pritjes i ka ardhur fundi! Grezda projektohet titullar nga legjenda e Liverpulit

Pritjes i ka ardhur fundi! Grezda projektohet titullar nga legjenda e Liverpulit

Eros Grezda gati të nisë ndeshjen e nesërme si titullar me fanellën e Rangersave, në përballjen e rradhës në kampionat. Mesa duket pritjes së shqiptarit për të luajtur titullar duket se i ka ardhur fundi, pasi do të jetë nga minuta e në ndeshjen kundër Johnstone.

Legjionari i kombëtares shqiptare, flitet nga mediat skoceze se në ditën e nesërme është projektuar titullar, ku Stiven Gerrard, trajneri i bluve të Glasgow duket se i është “mbushur” mendia për mesfushorin shqiptar. Eros Grezda u transferua vetëm para pak javësh tek legjendarët e klubit skocez, Glasgow Rangers, ndërsa u prit me komente shumë pozitive, veçanërisht nga numri një i pankinës së klubi blu.

Lojtari kuqezi po arrin të ambjentohet tepër shumë shpejt në aventurën e re, edhe gjatë fazave stërvitore të javes, po tregon se nuk janë shpenzuar më kot ato para për një lojtarë si ai.  /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top