You are here
Home > Kombëtarja > Pritet konfirmimi nga Greqia, Manajn e dëmtuar e zëvendëson një super sulmues te Shqipëria

Pritet konfirmimi nga Greqia, Manajn e dëmtuar e zëvendëson një super sulmues te Shqipëria

Si për fat të keq,pas dëmtimit që pësoi mesfushori Ylber Ramadani, Kombëtares së drejtuar nga Kristian Panuçi i dëmtohet një ndër sulmuesit më të mirë që mund të ketë Shqipëria në këto moment, Rei Manaj.

Për këtë gjë, italiani ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij, teksa po përflitet që sipas gjasave do të jetë sulmuesi që luan te skuadra e Panioniosit në kampionatin grek, Fiorin Durmishaj, afrimi më i fundit. Përsa i përket lojtarit me origjinë nga Vlora, Durmishaj, ka qënë pjesë e Kombëtares U-21, ku me kuqezinjtë e vegjël ka zhvilluar 8 ndeshje dhe ka arritur të realizojë një gol.

Fiorini është një lojtarë i akademisë të skuadrës së Panioniosit, ku me klubin grek këtë sezon po arrin të fitojë akoma edhe më shumë minuta duke u aktivizuar. Gjatë këtij sezoni futbollistik, Durmisaj ka mundur të luajë plot 11 ndeshje dhe ka realizuar tre gola. Tashmë mbetet në pritje për konfirmimin zyrtar nëse Fiorini do të jetë pjesë e kuqezinjve të drejtuar nga Panuçi në dy sfidat e Shipërisë, atë kundër Skocisë të vlefshme për “Ligën e Kombeve” dhe miqësoren përball Uellsit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top