You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Prishtina hedh në gjyq klubet shqiptare: Nuk na japin pjesën që na takon!

Prishtina hedh në gjyq klubet shqiptare: Nuk na japin pjesën që na takon!

Ekipi i futbollit të Prishtinës ka paditur në gjykatën e Arbitrazhit, një çështje që lidhet me akuzat  kundrejt disa klubeve shqiptare. Arsyeja për këtë padi është se klubet nga Superioria (emrat e të cilave nuk bëhen të ditura), kanë fituar shuma të mëdha parash nëpërmjet shitjeve të lojtarëve të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Prishtinës për sportin në “KTV”, Remzi Ejupi, i cili shprehet se klubet shqiptare i kanë shumë borxhe Prishtinës. Ai nuk bënë me dije emrat e klubeve të cilat janë paditur në gjykatën e Arbitrazhit, por thekson se është i zhgënjyer nga sjellja jo korrekte e këtyre ekipeve.

Gjithashtu Ejupi  vë në dukje se nga klubi bardheblu janë transferuar shumë lojtarë cilësor, që më pas janë shitur në klube të mëdha europiane dhe klubi i kryeqytetit të Kosovës nuk ka marrë asnjë përqindje për transferimet përkatëse.

Me rregulloren e FIFA –s është përcaktuar që 5%  e transferimit të futbollistit t’I takojnë klubit ose klubeve ku lojtari është rritur. /Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top