
Vedat Muriqi është zyrtarizuar te Fenerbaçe, pas një sezoni fantastik të zhvilluar te Rizespori. “Luftë” e madhe u bë për të marrë në merkato këtë sulmues, ndërsa Galatasarai dështoi edhe pse provoi gjithçka për të mbyllur marrëveshjen.
Prezantimi i Muriqit te Fenerbaçe ka ardhur në një mënyrë krejtësisht të rrallë. Vetë futbollisti ka marrë rolin e prezantuesit të lajmeve, për të njoftuar edhe kalimin e tij te skuadra e njohur turke: “Mirëdita dhe jemi këtu për ngjarjet e ditës në edicionin e lajmeve. Po e fillojmë me një transferim, atje ku sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, iu bashkua familjes së klubit të madh turk, Fenerbaçes. Aty është firmosur një kontratë 4-vjeçare”, ka thënë sulmuesi i Kosovës. /Shqiperia.ch/
“İyi ki“ 💛💙 #BizFenerbahçeyiz
👉 https://t.co/XdXM2HZQKE pic.twitter.com/pJlLLTm8xf
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) July 8, 2019