Milani do të luajë në ditën e sotme përballë Dudelanzhin, në transfertën e vlefshme për “Europa League”. Një takim i komplikuar duket ky i kuqezinjve, duke marrë parasysh faktin se jemi në transfertë.
Megjithatë, përballë Milanit do të jetë një ekip modest. Për të dalë në këtë konkluzion, mjafton vetëm deklarata e mbrojtësi të Dudelanzhit, Levan Kenia, për “Sky Sport”:
“Ne jemi një ekip paksa i pazakontë, sepse kemi në grup disa lojtarë që përveç futbollit, bëjnë edhe punë të tjera. Vonohen ndonjëherë futbollistët, sepse sapo dalin nga puna e tyre, na bashkohen ne në stërvitje. Ndaj Gatuzos kam luajtur në 2007, në një ndeshje mes Italisë dhe Gjeorgjisë, por nuk besoj se ai më mban mend”, u shpreh Kenia. /Shqipëria.ch/