You are here
Home > Bundesliga > Presidenti i Shtutgart krenohet me talentin Dajaku: Për herë të parë ndodh, pas një kohe të gjatë

Presidenti i Shtutgart krenohet me talentin Dajaku: Për herë të parë ndodh, pas një kohe të gjatë

Mes shumë dëmtimesh që lojtarët e Shtutgartit po kalonin,drejtuesit e klubit gjerman ideuan edhe planin gjenial për të kaluar situatën e vështirë. Ata i besuan disa lojtjarëve të rinjë, që vinin nga U-19 e tyre.

Në ekipin e parë kishte vend edhe për talentin shqiptar, Leon Dajaku. Për sulmuesin kishte disa minuta në fushën e lojës, megjithëse ende nuk ka arritur të lërë shenjën e tij në Bundesligë. Në fundin e një viti, atëherë kur nisin të bëhen edhe llogaritë, presidenti Wolfgang Dietrich ndihet i kënaqur dhe krenar me lojtarët e rinjë.

“Ne kemi marë vendin e 7 në Bundesligë dhe jemi ambientuar shumë mirë. Me të rinjtë, ne jemi më ndryshe sesa një vit më parë, duke iu referuar 2017. Kemi si lider lojtarë nga U-19. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, ne kemi dy lojtarë që luajnë për ekipin e parë nga të rinjtë, Antonia Aidonis dhe Leon Dajaku. Ata kanë trokitur në derën e Bundesligës”, u shpreh Dietrich. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top