You are here
Home > Futboll Bota > Presidenti i Napolit duhet t’ia marrë këngës që tani për Hysajn: Marina, Marina…

Presidenti i Napolit duhet t’ia marrë këngës që tani për Hysajn: Marina, Marina…

Ndonëse do ende pak ditë për t’u hapur merkato dimërore, në Itali gjithmonë e më shumë shtohen zërat për një largim të mundshëm të Hysajt nga Napoli. Prej kohësh në ndjekje të shqiptarit është vendosur pikërisht trajneri i Chelsat, Sarri, që e kërkon Elseidin me ngulm tek skuadra e tij.

Tashmë edhe presidenti i Napolit, De Laurentis, ka dërguar sinjale të forta përsa i përket një marrëveshje të mundshme, duke mos e konsideruar më të paprekshëm shkodranin, që në kohët e fundit ka pasur kundër edhe tifozët e skuadrës italiane.

Numri një i Napolit njihet për karizmën e tij dhe si gjithmonë ka një reagim kur bëhet fjalë për një bashkëpunim me Chelsean: “Sa herë më përmendni anglezët, unë di të këndoj, Marina, Marina”, shprehet gjithmonë De Laurentis, duke iu referuar krahut të djathtë të presidentit të Chelseat, Abramoviç.

Asgjë nuk duket se do e ndalë presidentin e Napolit të fillojë këngët e tij të preferuar, pasi marrëveshja me skuadrën e “Premier League” do të kryhet për Hysajn dhe zyrtarizimi mbetet vetëm çështje kohe. Nuk ka më mundësi që shkodrani të bind tifozët fillimisht për një qëndrim te Napoli, ndërsa projektohet në stol edhe në takimin e rëndësishëm të mesjavës ndaj Interit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top