You are here
Home > Kombëtarja > Presidenti i Lacios sulmon Milanin për Taren: Nuk më pëlqeu aspak, jemi më mirë se kuqezinjtë

Presidenti i Lacios sulmon Milanin për Taren: Nuk më pëlqeu aspak, jemi më mirë se kuqezinjtë

Igli Tare është kërkuar nga Milani me ngulm për të marrë postin e drejtorit sportiv. Dëshira nga kuqezinjtë ishte e madhe, duke parë suksesin e legjendës  së Shqipërisë te Seria A, me projektin për rikthimin e madh niste edhe nga ky drejtim.

Presidenti Lotito është shprehur se nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e Milanit, sesi kërkoi të tërhiqte Taren në bordin drejtues. Madje u shpreh se zgjedhja për të qëndruar te Lacio nga drejtori sportiv shqiptar ishte llogjike, pasi janë më mirë të organizuar sesa kuqezinjtë.

“Me mua nuk është konsultuar Milani sa i përket Tares dhe kjo nuk më ka pëlqyer aspak. Ne nuk do e bënim kur një gjë të tillë, për të kontaktuar direkt me drejtuesin e një klubi tjetër. Gjithsesi kemi stile të ndryshme.

Tare qëndroi te Lacio? Llogjike. Në këtë moment jemi më mirë të strukturuar se Milani. Këtu mund të bëhet edhe më shumë”, ka thënë Lotito. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top