You are here
Home > Futboll Bota > Presidenti i Lacios dhe besytnitë, hera e tretë që sjell priftin në skuadër për të dhënë fat

Presidenti i Lacios dhe besytnitë, hera e tretë që sjell priftin në skuadër për të dhënë fat

Lajmi i ditës në Itali sa i përket sportit, do të vinte nga klubi i Lacios. Presidenti Lotito thirri një prift në qëndrën stërvitore, për t’i dhënë fat skuadrës në prag të ndeshjeve me Milanin dhe Romën.

Thelbi i së gjithë kësaj, ishte që futbollistët të jenë të gjithë gati dhe të hiqej “mallkimi” i dëmtimeve. Thuajse gjatë gjithë kohës në këto ndeshje të fundit, Lacio ka luajtur me ekip të përgjysmuar. Por me kundërshtarët e rradhës, në këtë mënyrë është më mirë të mos dalësh në fushë.

Faktikisht nuk ishte hera e parë që Lotito e merr një vendim të tillë, pasi e ka bërë edhe në dy raste të tjera. Fillimisht në sezonin mes 2009 dhe 2010, për të kaluar edhe në vitin 2013 kur në drejtimin e skuadrës ishte Petkoviç. Mesa duket kjo besytni i ka dhënë efekt Lotitos, që vazhdon të praktikojë ujin e shenjtë të spërkatur në stërvitje. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top