
Prej disa ditësh, Mërgim Mavraj po përflitet për një largim të mundshëm nga skuadra greke e Arisit. Kjo për shkak se në kampionatin grek, paraqitjet e tij me këtë klub kanë qënë të pakta dhe Mavraj ka qënë jashtë formës së tij.
Kapiteni i Kombëtares tonë është transferuar te skuadra greke së fundmi, por akoma nuk ka mundur të tregoj vlerat e tij si qendërmbrojtës. Duke parë gjëndjen e tij, fillimisht u bë e ditur se drejtuesit patën vendosur që ta largonin Mavrajn këtë merkato.
Pak orë më parë, mediat greke bëjnë me dije se ka patur një takim kokë më kokë të presidentit të klubit të Arisit dhe trajnerit të kësaj skuadre, për të disukutuar rreth merkatos. Madje presidenti i klubit grek, Karipidis, ka zbritur vetë në fushën stërvitore.
Vendimi u morr dhe kapiteni kuqezi nuk do të largohet në merkaton dimrore, pasi si trajneri ashtu edhe presidenti, kanë vendosur që t’i japin një tjetër mundesi të fundit qendërmbrojtësit. “Gazzetagr” raporton se futbollisti shqiptar do të rikthehet në stërvitje me skuadrën, por me presionin e madh për të treguar gjithçka di, pasi në të kundërt dera është e hapur për t’u larguar. /Shqiperia.ch/