
Rafet Prekazi këtë herë e ka seriozisht. Kosova U21 zhgënjeu ndaj Izraelit duke mos bindur as trajnerin në lojën e tyre. Nga një ndeshje ku pritej më tepër, dardanët u ndalën me rezultatin në 3 me 0. Pas përfundimit të takimit Prekazi u shpreh mjaft i prer në fjalën e tij duke theksuar se loja individuale solli dështimin në rezultat. Sipas trajnerit loja në grup do të jetë kryesore gjatë ndeshjeve në vazhdim, deri në atë mënyrë sa lojtarët duhet të binden për çdo lëvizje.
Gabimet në të ardhmen nuk do të lejohen më pasi në 10 ndeshje, Kosova ka vetëm 12 pikë. Në këtë gjendje dardanët renditën në vendin e parafundit përpara Azerbaxhanit, ndërsa grupi kryesohet nga Gjermania U21 me 25 pikë , në vendin e dytë Norway U21 me 15 pikë, më pas Ireland U21 me 14 pikë dhe Israel U21 me 14 pikë.
“Në pjesën e parë kemi luajtur dobët, sidomos na ka munguar loja kolektive dhe kjo na kushtoi pësimin e dy golave. Në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime dhe dolëm në lojën tonë, ashtu siç kemi luajtur në ndeshjet e tjera si kolektiv (grup). Megjithatë, ne edhe pse krijuam disa raste nuk arritëm t’i shfrytëzojmë, derisa izraelitët ashtu sikurse në Mitrovicë i konkretizuan rastet që iu ofruan.
Gjithsesi lojtarët duhet ta kenë parasysh se lojën individuale nuk e lejoj në kombëtare. Tashmë do të kemi edhe ndryshimin e gjeneratës dhe disa prej lojtarëve që e mbjatën barrën kryesore në këtë cikël kualifikues nuk do të jenë më me ne. Sidoqoftë, mendoj se në përgjithësi në këtë cikël kualifikues kemi lënë përshtypje të mirë”, deklaroi Rafet Prekazi në faqen zyrtare të FFK./Shqiperia.ch/