
Shqipëria e ka humbur takimin e parë kualifikues të Europianit, duke u mundur me rezultatin 0-2 nga Turqia. Për të përshkruar në pak fjalë gjithçka që ndodhi, mjafton të themi se lojën e bën kuqezinjtë, ndërsa rezultatin e morrën kundërshtarët. Vetëm dy goditje mjaftuan për turqit, që e kanë përshëndetur në të dyja rastet portën. Në një intervistë për “Supersport”, Ismajli ka komentuar edhe vlerësimin e Prekazit për “Shqiperia.ch”:
“Kur humbet ekipi nuk ndihesh mirë. U nisëm për fitore, kemi pas shumë raste sidomos pas minutës 35′. Me vjen mirë që jam cilësuar nga trajneri Prekazi si Cana i ri. Do punojë shumë për të shërbyer ndaj ekipit. Nëse do bëhej faull ndaj Calhanoglu mund të evidentohej goli i dytë”, ka thënë Ismajli. /Shqiperia.ch/