You are here
Home > Kombëtarja > Prapaskenat e telasheve të Shqipëri-Kosovë, e zgjidhi menaxheri i Shaland

Prapaskenat e telasheve të Shqipëri-Kosovë, e zgjidhi menaxheri i Shaland

Miqësorja e 29 majit mes Shqipërisë dhe Kosovës do të dështonte po të mos ishte për zyrtarët e klubit të Zyrihut, të cilët ndërhynë në Federatën Zvicerane duke siguruar lejen që takimi të zhvillohej në stadiumin e tyre.

Sipas mediave zvicerane, takimi në fjalë ishte shumë pranë anulimit për faktin e thjeshtë se nuk kishte akord për vendin e zhvillimit të ndeshjes, pas refuzimeve të vazhdueshme të palës zvicerane.

Por trajneri zviceran i Kosovës, Bernard Shaland, shfrytëzoi të gjitha lidhjet e tij për të siguruar që ndeshja në fjalë të zhvillohej, pasi për të është një test i rëndësishëm dueli kundër kuqezinjve të drejtuar nga Kristian Panuçi.

Shaland kontaktoi me zëvendëspresidentin e klubit të Zyrihut, Rene Stritmater, i cili ka një zyrë menaxhimi sportiv që përfaqëson edhe trajnerin e Kosovës.

Ai arriti të zgjidhte ngërçin e krijuar mes tre federatave të përfshira në këtë mes dhe u arrit akordi që ndeshja të zhvillohej në stadiumin “Letzigrund”. Sipas organizatorëve, parashikohet që ky takim të tërheqë shumë tifozë dhe nuk është çudi që impianti prej 30 mijë vendesh të mbushet thuajse plotësisht. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top