You are here
Home > Kombëtarja > Prapaskenat/ Ajeti me ekip të ri në Zvicër, nga dëmtimi i brazilianit te mëshira e italianëve

Prapaskenat/ Ajeti me ekip të ri në Zvicër, nga dëmtimi i brazilianit te mëshira e italianëve

Pas peripecive të shumta dhe një kohe të konsiderueshme pa ekip, mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, mund të buzëqesh sërish.

Futbollisti shqiptar ēshtë rikthyer në Zvicër, vetëm se këtë herë jo për ekipin e Bazelit, por për Grashopërs. Arsye të ndryshme kanë ndikuar në këtë transferim, ndërsa Arlindi do të jetë pjesë e skuadrës deri në fundin e sezonit, por duke pasur të drejtën e rinovimit edhe për dy vite të tjera.

Arsyeja kryesore që ka ndikuar në transferimin e Ajetit në klubin e ri, ishte padyshim dëmtimi i mbrojtësit brazilian, Nathan. Vetë drejtuesi sportiv i Grashopër, u shpreh se futbollisti shqiptar do të ishte zëvendësuesi i denjë për Nathan. Në rast se ky i fundit nuk do të dëmtohej, atëherë Ajeti mund të ishte ende pa ekip.

Një dorë mbrojtësit të Kombëtares do t’i vinte disa ditë më parë edhe nga mëshira e italianëve. Një media e njohur italiane, mes një liste me emrat e futbollistëve që nuk duhej të humbeshin, pasi ishin të lirë nga kontratat e tyre, përmendnin Arlind Ajetin. Një dorë erdhi dhe prej tyre. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top