You are here
Home > Kombëtarja > Prapaskena/ Zbardhet e vërteta te Anderlehti, me Kristal Abazajn planifikohet e ardhmja

Prapaskena/ Zbardhet e vërteta te Anderlehti, me Kristal Abazajn planifikohet e ardhmja

E vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh me Anderlehtin dhe planet e tij të së ardhmes, për të mos thënë e pamundur.

Megjithatë, në Francë arrijnë të zbërthejnë dhe t’i japin zgjidhje edhe enigmave më të mëdha. Rasti i Anderlehtit e ka marrë një të tillë, teksa “La Capitale” nuk ngurron të tregojë situatën që po kalon ekipi belg dhe projektet e saj.

Madje pa u kursyer, gazeta e cila shkruan në gjuhën franceze, tregon se dy prej futbollistët e rinjë, që kanë mbërritur së fundmi në këtë skuadër, duhet të largohen vetë, pa humbur shumë kohë. Shokuese për ta, por Musta dhe Milic nuk etiketohen mjaftueshëm të mirë për gjigantët belg dhe sipas të gjitha gjasave, do të lihen të lirë në janar.

Nga ana tjetër, fatmirësisht për futbollistin shqiptar dhe tifozat e Kombëtares, Kristal Abazaj është një prej futbollistëve që projektohet për të ardhmen. “Me Adzic dhe Abazajn, pritet që Anderlehti të luaj në të ardhmen”, shkruan “La Capitale”, e cila nuk ngurron asnjëherë për të zbardhur të vërtetën.

Pavarësisht këtij fillimi të vështirë për futbollistin e Shqipërisë, i kushtëzuar nga dëmtimet e tij, Abazaj pritet të jetë titullar me Anderlehtin në ndeshjen e Kupës dhe të nis ndryshimin e historisë, për të hapur një kapitull të ri në karrierën e tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top