
Paolo Tramezani është një nga trajnerët italianë më të dashur në Shqipëri. Jo vetëm që ishte arkitekti kryesor në atë histori që bëri Kombëtarja jonë në Europian, por flasim edhe për njeriun që i ka ndihmuar aq shumë lojtarët shqiptarë në Europë.
Vazhdon ta bëj një gjë të tillë, teksa kur flitet për legjionarët tanë, Tramezani di të flas vetëm fjalë të bukura. Ashtu siç ka bërë edhe ditën e sotme, teksa ka rrëfyer prapaskenat e zgjedhjes së Gjimshitit, apo edhe afrimit të Etrit Berishës në Kombëtare.
“Kam marrëdhënie të mira me Gjimshitin dhe më parë ai më tha se mund të ndryshonte skuadër. Një rritje të pabesueshme ka pësuar, por unë nuk jam shumë i befasuar. Në vitin 2016 përpara se të mbërrinte te Atalanta, ndihmësi i trajnerit Reja asokohe më mori dhe më pyeti: “Çfarë mendon për Gjimshitin?”. Përgjigja ime ishte: “Merreni menjëherë atë, mos kini fare dyshime”. Sot shënon dhe vendoset mirë në fushë.
Sa i përket Berishës, e pashë atë në korrik të 2012 në “Europa League”, atje ku Kalmari luajti ndaj Cliftonville. Ndeshja do të dilte 4-0, ndërsa Berisha do të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë. Me Shqipërinë ka një nivel të shkëlqyer, por për fat të keq atij i mungonte “shkolla”, ndryshe nga të tjerët. Në Suedi është normale që të vuhet në këtë aspekt. Te Lacio është rritur shumë dhe po bën hapa të mëdhenj”, ka thënë Tramezani. /Shqiperia.ch/